Tastierë Logitech G213 Prodigy Gaming, e zezë

Brand :

60.00 49.99
-17%

Description

Logitech sjell tastierën e mahnitshme të emëruar G213 Prodigy e cila do iu jep një avantazh të dukshëm taktik kunddrejt kundërshtarëve tuaj me shpejtësinë reaguese dhe dizajnin e saj modern.

Tastierë e shpejtë

G213 iu ofron shpejtësi reagimi deri në 4 herë më të shpejtë sesa tastierat e zakonshme. Butonat janë të pajisur me platformën anti-ghosting që iu mundëson të shtypni disa butona në të njëjtën kohë në mënyrë që të kontrolloni çdo detaj të lojërave tuaja.

Drita të pasme me 16.8 milion variacione ngjyrash

Jepini sistemit tuaj një aftësi unike me 5 drita të pasme individuale që iu sjellin deri në 16.8 milionë variacione të ndryshme ngjyrash. Përshtatini ngjyrat për setin tuaj, lojëra specifike apo thjeshtë mbajeni ngjyrën tuaj të preferuar. Për të modifikuar tastierën në profile të ndryshme iu nevojitet softueri LGS ( Logitech Gaming Software).

Rezistente ndaj materieve të lëngshme

Tastiera është pajisur që të qëndroj e fortë edhe në rast të aksidenteve. Produkti është konstruktuar me rezistencë ndaj lëngjeve që mund të biejnë mbi të aksidentalisht dhe ndaj pluhurit.

Përdoreni më gjatë se zakonisht

Mbajeni tastierën në çfarëdo pozite që juve ju përshtatet dhe evitoni lodhjen në hapësirën për mbajtjen e kyçeve të dorës në mënyrë që t’a përdorni aksesorin me rehati afatgjate. Poashtu, tastiera vjen me butona të veçantë për kontrollimin e muzikës tuaj dhe kjo do iu mundësoj të luani, pauzoni dhe ndalni muzikën apo videon tuaj. Gjithashtu mund të rreguloni zërin dhe të ndërroni këngën thjeshtë duke klikuar në një buton.